Ministri i Rendit, Igli Toska, ka ngushëlluar familjet e dy policve të vrarë në Spitalin e Beratit nga shtatëmbëdhjetë vjeçari D. G. I shoqëruar nga Ministri i Shtetit, i cili është dhe deputeti i zonës, Zoti Marko Bello dhe krerët e pushtetit lokal, ministri ka shkuar në orën dhjetë e tridhjetë në shtëpinë e policit Xhemal Shameti, në Urën Vajgurore, ku ka takuar të afërm dhe familjarë të tij. Në emër të qeverisë dhe të digasterit që përfaqson, Toska u ka premtuar familjarve se, pavarsisht nga rrethanat që u vranë, së shpejti do të dalë vendimi për trajtimin e veçantë për famijlet e dy policve.
Edhe në familjen e policit Agron Dervishi, ministri ka theksuar se po punohet që të trajtohen si dëshmorë të rënë në krye të detyrës. Më pas Toska bëri një takim me drejtues të strukturave të policisë në qarkun e e Beratit. Në bisedën me ta ai ka vlerësuar aksionin policor që u organizua dhe realizua për asgjësimin e personit, i cili vrau policët, por njëkohësist ai vërejti se ngjarja e ndodhur në Berat duhe të bëhet një mësim, nga e cila duhet të bëhen analiza dhe duhet të dalin detyra për secilën strukturë policore.
Ministri i Rendit, sëbashku me personat që e shoqëronin, ka bërë dhe një vizitë kortezie në shtëpinë e Zylyftarëve, pasi disa ditë më parë ka vdekur i ati i dëshmorit Arben Zylyftari. /tvklan.al