Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Policia shqiptare jep alarmin për zhvendosjen e trafikut klandestin që niste nga brigjet shqiptare në Malin e Zi. Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Rendit, tre persona nga Durrësi dhe Kavaja, të cilët transportonin 30 klandestinë dhe që u kapën pak milje larg brigjeve italiane disa ditë më parë, kanë rrëfyer itinerarin e ri që kanë ndjekur.

Ai nuk ka nisur nga Vlora ose Durrësi, por nga Ulqini. Policia sqaron se për shkak të kalimit pa probleme nga Shkodra drejt Malit të Zi. Trafikantët kanë zgjedhur këtë të fundit si vendin nga nisja për të kaluar ilegalisht drejt Italisë, por kjo u kushton klandestinëve rreth një mijë euro më shtrenjtë nga sa kanë paguar në rastet kur kanë paguar nga Vlora.

Dy nga të arrestuarit në Itali, Renato Kebi 30 vjeç dhe Nazmi Elshani 49 vjeç nga Kavaja, kanë treguar se secili prej klandestinëve u kanë marrë dy mijë euro. Personi i tretë që mendohet të jetë organizatori kryesor i trafikut është Muhamed Gjoci. Ai është arrestuar në 1 Prill dhe po procedohet në Itali./tvklan.al