Lajme Arkiva 2003
Trafikimi i të miturve nga Shqipëria pasi shiten nga prindërit e tyre, është bërë një nga çështjet më të bujshme në Itali. Pas arrestimit në këtë vend të Angelo Borellit që ka blerë fëmijën Oracio Bonjaku, një grup xhirimi i televizionit kombëtar Rai ka mbërritur në Shqipëri.
Pamjet e çastit të arrestimit të Jorgo Nerenxës si personi që kishte lidhje me Borellin janë arrestuar pikërisht nga ky grup. Bashkë me arrestimin e Nerënxës i njohur si shofer taksie, kanë dalë në dritë të tjera prova që vërtetojnë sipas autoriteteve të prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane se kemi të bëjmë me një grup të mirë organizuar për trafikimin e të miturve kryesisht të atyre që mund të blihen për pak para nga familjet e tyre të varfra.
Angelo Borelli 69-vjeçari italian është skeduar nga policia e këtij shteti si anëtar i mafies kalabreze Ndrangheta. Bisedat e regjistruara mes tij dhe Jorgo Nerënxëz tregojnë se Borelli kërkonte me çdo kusht heshtjen e mamasë së Oracios, Fatmira Bonjakut, e cila në muajin qershor ka bërë denoncimin kundër të shoqit, se i ka shitur fëmijën.
Për këtë arsye në disa nga telefonatat e këtyre kohëve, Borelli urdhëron Nerënxën ti jap nga 50 Euro gruas e cila përgatitet të shesë edhe fëmijën tjetër të saj. Po nga bisedat e dëgjuara mes këtyre dy personave del në pah se të tjerë fëmijë shqiptarë, ndoshta me më pak fat se Oracio, përdoren si shpërndarës droge në jug të Italisë.
Prokuroritë e të dy shteteve kërkojnë të zbardhin fatin e rreth 60 fëmijëve të tjerë që mendohet të jenë trafikuar nga i njëjti grup trafikantes, pasi dyshon se një pjesë e tyre mund të jenë përdorur edhe për transplantim organesh./tvklan.al