Policia e Pogradecit ka arrestuar 29 vjeçarin E. B., i cili ishte kërkim pasi akuzohet se ka trafikuar emigrantë dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë së Shtetit.
Sipas autoriteteve, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
29-vjeçari nga Tirana, më datë 11.09.2020 po transportonte emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës dhe policia i ka bërë me shenjë këtij të ndalonte, por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi dhe duke braktisur mjetin të cilin drejtonte në fshatin Hudënisht.
Ai u kishte premtuar emigrantëve që do i nxirrte nga Shqipëria kundrejt një shume prej 60 Euro./tvklan.al