Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar dhe 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.
Policia bën me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Portëz, në ambientet e një magazine në pronësi të S. M.(G), dhënë me qera tek K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.
Tashmë vijon puna për arrestimit e të shpallurve në kërkim, por dhe hetimet nëse në trafikun e emigrantëve janë përfshirë dhe persona të tjerë./tvklan.al