Gjykata e Posaçme la në fuqi të 32 masat e sigurisë lëshuar më herët për personat e dyshuar si të përfshirë në një rrjet të trafikut të qenieve njerëzore.
26 prej tyre u lanë në qeli pa afat, teksa për 6 të tjerë u konfirmuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
SPAK thotë se ata nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve trafikonin qytetarë shqiptarë drejt Britanisë dhe SHBA-ve me viza false, apo duke i veshur me identitet të rremë si qytetarë europianë.
Tv Klan