Tragjedisë ajrore të kësaj të enjteje në Uashington, presidenti amerikan Donald Tramp tha se nuk i ka mbijetuar askush. Në një konferencë për mediat, shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se për shkaqet e tragjedisë po hetohet, por akuzoi administratën pararendëse të Xho Bajdenit për punësim të njerëzve të paaftë.
“Nxitja e diversitetit në Autoritetin Federal të Aviacionit përfshin punësimin e njerëzve me paaftësi të theksuara intelektuale dhe psiqike”, tha Presidenti Donald Trump.
Aksidenti ndodhi në orën 21.00 të së mërkurës sipas orës lokale të Uashingtonit kur një helikopter Black Hawk i ushtrisë goditi avionin e pasagjerëve që po ulej në aeroportin Regan pas ardhjes nga Kansasi. Në bordin e avionit ndodheshin 64 persona, ndër të cilët 4 pjesëtarë të ekuipazhit. Ndërsa me helikopter fluturonin 3 ushtarakë.
Mbetjet e mjeteve fluturues ranë në lumin Potomak. Ekipet e emergjencës kanë nxjerrë deri më tani 28 trupa të pajetë, ndërsa ujërat me temperatura pranë ngrirjes shuajnë shpresat për gjetjen e të mbijetuarve.
Me këtë avion, ktheheshin nga Kansasi, disa sportistë të njohur amerikanë të patinazhit në akull dhe familjarë të tyre. Në bord ndodheshin edhe dy sportistë rusë të patinazhit. Hera e fundit që një avion pasagjerësh është përfshirë në një aksident në SHBA ka para 16 vitesh.
Tv Klan