Maqedonia dhe Bullgaria janë në zi  për viktimat e një ditë më parë që humbën jetën në  liqenin e  Ohrit.

Autoritetet thonë se 15 persona humbën jetën kur anija me të cilin po udhëtonin u fundos. 42 pasagjerë arritën të shpëtonin shëndosh e mirë.

Dëshmitaret thanë se pak para fundosjes është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Megjithatë hipoteza më e besueshme sipas policisë është ajo e mbytjes si pasojë e mbingarkesës.

Ekspertët maqedonas pas hetimeve të para thanë se një mosfunksionim teknik dhe paniku janë arsyet më të mundshme për këtë aksident tragjik.

Anija kishte leje për 45 persona, ndërkohë që në bord ndodheshin 57 pasagjerë.

Mësohet se Ilinden ishte ndërtuar në vitin 1924 në Gjermani dhe janë dashur vetëm 4 minuta që ajo të fundosej në ujërat e ftohta të Ohrit pothuaj 300 metra larg bregut.

Policia ka ngritur padi kundër pronarit dhe kapitenit të anijes, Sotir Fileski 23 vjeç , dhe ndihmësit të tij duke e konsideruar atë si bashkëfajtor në këtë krim.

Fileski i tha policisë se ka dëgjuar një zhurmë të madhe në pjesën e pasme të anijes dhe më pas ka humbur kontrollin./tvklan.al