Presidenti Bajram Begaj ngushëlloi sot familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë.
Kreu i shtetit i përcolli homologut të tij turk Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, shkroi në llogarinë e tij në “X” Presidenti Begaj.
66 persona humbën jetën nga zjarri në një resort skish në Turqi. Ndërkohë 51 të tjerë janë lënduar./tvklan.al
We are depply saddened by the tragic accident in Bolu, Türkiye.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 21, 2025
On behalf of Albania, we extend our heartfelt condolences to the bereaved families and wish the injured a swift recovery.
Our thoughts are with President @RTErdogan and the Turkish people during this difficult…