Argëtimi në oborrin e shtëpisë rezultoi fatale për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila u sulmua nga luani.

Ngjarja ka ndodhur në Zimbabve, ku fatkeqësisht fëmija humbi jetën nga sulmi i kafshës së egër.

Ka qenë xhaxhai i vajzës së vogël që pa se luani po tërhiqte zvarrë 10-vjeçaren. Vogëlushja ishte duke luajtur në oborr kur u sulmua nga luani. Kafsha e tërhoqi 300 metra nga shtëpia trupin e fëmijës.

Në këtë moment, xhaxhai i saj vuri re se çfarë po ndodhte. Me ndihmën e një banori, mundi të merrte trupin e vajzës, por fatkeqësisht vogëlushja kishte humbur jetën.

/tvklan.al