Politikania serbe, Rada Trajkoviç ka thënë se arrestimi i terroristit Milan Radojiçiç, është një nga kushtet për vizitën e paralajmëruar të presidentit francez, Emmanuel Macron në Beograd.
Ajo kujtoi se në Prill, gjatë vizitës së Vuçiçit në Francë, Macron tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjska të arrestohen.
“Vuçic është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radojiçiç. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin në Prishtinë të Radojiçiçit dhe anëtarëve të grupit të tij”.
Ajo shton se “Vuçic ka premtuar se do ta gjykojë Radojiçiçin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”./Klan Kosova