Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë dakord që të bëjnë lëshime të mëdha Çekisë duke hequr kështu pengesën e fundit për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel Republika Ceke nuk e nënshkruan Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së duke ofruar kështu në këmbim ratifikimin e Traktatit.
Mosnënshkrimi i kartës së të drejtave themelore të BE-së i mbyll derën njëherë e përgjithmonë miliona gjermanëve etnik të dëbuar nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore, që të kërkojnë pronat e tyre në Ceki.
Menjëherë pas lajmit kryeministri Jan Fischer premtoi një ratifikim të shpejtë të Traktatit të Lisbonës.
Marrëveshja mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, siguroi ai. Në Samitin e Brukselit krerët e vendeve anëtarë miratuan vendimin për ndarjen e 100 miliardë eurove në vit deri në vitin 2020 për vendet e varfra në luftën e tyre kundër ngrohjes globale./tvklan.al