Në shërbim të qytetarëve të Durrësit, por edhe të turistëve vendas dhe të huaj, prej disa ditësh janë vendosur autobusë të rinj të linjave urbane që të çojnë drejt zonës së Plazhit.
Me një çmim të njëjtë me atë të mëparshmin, ndryshimi në transportin publik që të çon në Plepa, Shkozet apo Currila është vënë re edhe nga vetë qytetarët.
“Më të pastër, më të rregullt, më të mirë”.
“Janë një çik më të mirë, u sollën autobusë të rinj. Lëvizja është më e qetë, më me pak pasagjerë”.
“Patjetër që ndryshimet bien në sy.”
“S’mund ta krahasoj me jashtë shtetit. Nejse, ishalla Shqipëria ecën përpara”.
Drejtues të parkut urban pohojnë se fondi prej 6 milion lekësh i akorduar nga Bashkia e Durrësit është vënë në zbatim për përmirësimin e kushteve të shërbimit urban, ndërsa për t’i paraprirë fluksit të udhëtarëve në sezonin e verës janë marrë masa për shtimin e dy autobusëve të tjerë në linjën Durrës-Plepa.
Aktualisht ndërmarrja e shërbimit të transportit në Durrës ka në dispozicion 23 autobusë./tvklan.al