Për turistët që dëshirojnë të eksplorojnë Mesdheun, por që kërkojnë një alternativë më të përballueshme se destinacionet tradicionale si Bregu Amalfi në itali ose bregu i cot d`Azur në Francë, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen, sipas “Travel and Tour World”.

Sipas kësaj platforme, Vlora është e gatshme të ketë një ndikim të rëndësishëm në industrinë e turizmit pasi aeroporti i ri ndërkombëtar është planifikuar të hapet në 2025.  Sipas platformës së parë mediatike online për turizmin “Travel and Tour World” Vlora është në rrugën e duhur për t’u bërë një vend kryesor pushimesh, duke ofruar një ndërthurje të parezistueshme të historisë së lashtë, kulturës së gjallë dhe plazheve të bukura, të gjitha me një kosto me te ulet se destinacionet e tjera mesdhetare.

Në Mars të vitit 2025, Vlora do të mirëpresë zyrtarisht vizitorët përmes aeroportit të saj ndërkombëtar të sapondërtuar. Aeroporti, i cili është në ndërtim prej tre vitesh dhe pritet të jetë një nxitje e rëndësishme për sektorin e turizmit në Shqipëri. Projekti prej 105 milionë Dollarësh përmban një pistë 3,2 kilometra dhe një terminal 25,000 metra katrorë.

Në artikull shkruhet se me këtë infrastrukturë të re në vend, Vlora është gati të tërheqë një numër në rritje turistësh që kërkojnë një përvojë unike dhe të përballueshme mesdhetare.

Në artikull përmendet edhe investimi familjes Trump, i cili pritet të ndikojë në zhvillimin e Vlorës dhe kthimin e këtij qyteti si destinacion kryesor pushimesh. Ky investim nxjerr në pah interesin në rritje për potencialin turistik të Shqipërisë dhe sinjalizon fillimin e një epoke të re për rajonin.

Përveç vendndodhjes së saj strategjike dhe aeroportit të ardhshëm, popullariteti në rritje i Vlorës në platformat e medieve sociale si TikTok po përshpejton promovimin e saj. Deri më tani, Vlora ka mbledhur mbi 16,4 milionë postime në TikTok, duke shfaqur plazhet e saj piktoreske, trashëgiminë kulturore dhe stilin e jetës në zhvillim që tërheq turistët e rinj. Kjo prani e medieve sociale po luan një rol jetik në pozicionimin e Vlorës si një destinacion që duhet vizituar për vitin 2025.

Vlora është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë.Vizitorët mund të eksplorojnë rrënojat e së kaluarës së saj, duke përfshirë rrënojat e Kalasë së Kaninës dhe Xhaminë e Muradies, një shembull i bukur i arkitekturës osmane. Vlora njihet më shumë për plazhet e saj të bukur dhe ushqimin e freskët të detit. Shëtitorja e qytetit, vazhdon të zhvillohet, duke shtuar restorante dhe hotele të reja për të përmbushur kërkesat në rritje të turistëve.

Klan News