Sokol Cikalleshi ka gjetur golat e parë me fanellën e iranianëve të Tractor. Sulmuesi shqiptar, shënoi tripletë brenda 14 minutave në Champions League 2 të Azisë.
Skuadra e Tractor e mbylli ne avantazh 5-0 pjesën e parë ndaj Ravshan, skuadër nga Taxhikistani. Tre nga golat u shënuan nga Cikalleshi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të për herë të parë.
Kavajasi shënoi të dytin personal me penallti në minutën e 25-të, ndërsa tre minuta më vonë kompletoi tripletën.
Këta janë golat e parë të Cikalleshit me fanellën e Tractor, aty ku u transferua në merkaton e verës nga turqit e Konyaspor. /tvklan.al