Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i ka shprehur mirënjohjen 2 lojtarëve, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi, të cilët më herët vendosën të tërhiqeshin nga Kombëtarja.

Në një konferencë për mediat, Silvinjo ka thënë se këto 2 lojtarë janë dalluar gjithmonë për profesionalizmin, vendosmërinë dhe punën e palodhur në çdo sfidë. Ai i ka falenderuar për shpirtin dhe zemrën që kanë dhënë për ekipin.

Silvinjo: Shpreh mirënjohjen time për Klaus Gjasulën dhe Sokol Cikalleshin, dy lojtarë që në të gjithë këto vite kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e lojës për fanelën e kuqezinjve, ku janë dalluar gjithmonë për profesionalizmin, vendosmërinë dhe punën e palodhur në çdo sfidë. Dua unë që t’i falenderoj për shpirtin dhe zemër që kanë dhënë për ekipin./tvklan.al