“Zëvendësuesi Jasir Asani shënoi me prekjen e parë të topit për t’i dhënë Gëangju fitoren 1 – 0 ndaj Shanghai Shenhua, që i mbajti koreanojugorët në vendin e dytë Champions League e Azisë.”
Kështu e nis shkrimin “Reuters” për sulmuesin e Kombëtares, i cili po lë shenjë në elitën e futbollit aziatik për klube. Agjencia e njohur shton se Asani është golashënuesi më i mirë i aktivitetit me 7 gola dhe se realizoi pak sekonda pasi u përfshi në lojë.
Për atë që tregoi në këtë takim tepër të rëndësishëm ai mori notën 7.8 nga Sofascore, më e larta e dhënë për skuadrën e Gwangju dhe fitoi thuajse të gjithë duelet me kundërshtarët. Ndeshja e fundit e vitit për ekipin e Jasir Asanit do të jetë më 3 Dhjetor në fushën e Shanghai Port.
Tv Klan