Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Monedha e përbashkët euro arriti të rikuperonte terren ndaj monedhës amerikane, duke dalë nga nivelet më të ulëta të këtij viti, të shënuara gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë tregjet financiare janë në pritje të vendimit të Bankës Qendrore Europiane mbi normat e interesit të eurozonës.
Gjithashtu sot dollari amerikan humbi terren dhe ndaj stërlinës angleze dhe frangës zvicerane. Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët u shkëmbye në nivelet 12 euro baras 22 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, sot shënohen lëvizjet e lehta në raportet e dy monedhave kryesore kundrejt monedhës tonë kombëtare, duke bërë që leku të vlerësohet lehtësisht ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që ka humbur pak pikë ndaj monedhës europiane./tvklan.al