Të shkosh në plazh duhet më parë të kesh menduar mirë për pamjen tënde të jashtme pasi nga mënyra e të veshurit do të varet dhe temperaturave e pushimeve.
Natyrisht që rrobat e banjës janë aksesori më i rëndësishëm për këdo që do të zhvishet në publik dhe do të ekspozojë bukurinë e trupit dhe hiret që i ka falur natyra.
Bikini ose jo, bokser apo sliper, tendenca e kësaj vere duket se i bën femrat më të prirura për t’u zbuluar karshi rrezeve të diellit dhe syve kureshtarë.
Ato në shumicën e rasteve preferojnë bikini jo vetëm sepse mund të nxihen në pjesën më të madhe të trupit, por edhe sepse i bën të ndihen më seksi.
“Tip braziliane më tepër”.
“E zeza me pëlqen më shumë”.
“Nuk kam shumë komplekse përsa i përket shijes. Ashtu më pëlqejnë shumë të hapura.”
“Jo shumë të hapura dhe ngjyrat që më pëlqejnë më shumë janë portokallia që kam, e kuqja dhe e verdha”.
Më pak të kujdesshëm për look-un e tyre mbeten meshkujt, të cilët nuk ndryshojnë shumë nga stili i kohëve të mëparshme, megjithatë ka dhe nga ata që janë përshtatur modës dhe tendencave të kësaj vere.
“Më pëlqejnë të shkurtra, dmth mesatare”.
Dëshira për t’u ndjerë mirë me veten sidomos kur termometri shënon me të kuqe ka bërë që nëse nuk je në qendër të vëmendjes të paktën të shijosh sa të mundesh nxehtësinë e diellit dhe ditët e mbetura të pushimeve./tvklan.al