Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Pas tryezës së djeshme politike të partive të vogla, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Tetorit, nënkryetari i Partisë Demokratike të Re Tritan Shehu, ka deklaruar edhe një herë, se komisioni bipartizan pozitë-opozitë, i ngritur për të rregulluar ligjin elektoral i shërbeu vetëm dy forcave të mëdha politike në vend PS dhe PD, duke penalizuar partitë e vogla.
Sipas Shehut, heqja e turit të dytë zgjedhor bie ndesh me Kushtetutën, heqja e turit të dytë penalizon opozitën aktuale.
Tritan Shehu:- “Ky draft është ndërtuar në mënyrë të tillë, që të mos lejojë që në Shqipëri, të krijohen hapësira të tjera politike, të nevojshme për manovra politike që kërkon një vend demokratik. Pra kjo është bërë me qëllim dhe është bërë realisht është ndërtuar çdo gjë në funksion të vetëm dy partive politike të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partisë Socialiste Shqiptare”.
Shehi është shprehur i gatshëm, që të ulet sërish në një tryezë politike dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, për të parë edhe njëherë kodin zgjedhor dhe për të bërë rregullimet e nevojshme./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka