Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua në janar në Vlorë, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë shkuar sërish në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri. Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.
Burimet shprehen se urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.
Klan News