Dinamo triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Elbasanit, në ndeshjen e fundit të javës së 21-të në Superligë.
Triumf mes spektaklit për skuadrën e Ilir Dajës, në një përballje shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kryeqytetasve, pas autogolit të Bruno Lulajt në minutën e 40-të.
Në minutën e 61-të, ishte Zabërgja i cili i dyfishoi shifrat për dinamovitët pas një kundërsulmi të shpejtë.
Elbasani ngushtoi diferencat me Tsague në minutën e 63-të, por vetëm dy minuta më vonë, Itodo Mandela realizoi të tretin për Dinamon, duke dërguar shifrat në 3-1, rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi.
Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e dytë, po aq sa Partizani dhe Vllaznia. Në krahun tjetër, Elbasani mban vendin e pestë me 28 pikë. /tvklan.al