Njëzet persona janë arrestuar nga policia spanjolle si pjesë e një organizate të trafikut të drogës.
Mes të arrestuarve është edhe futbollisti spanjoll Sergio Koke, i cili ka luajtur për disa ekipe në kampionate të ndryshme.
Sipas mediave spanjolle, Koke ishte pjesë e organizatës kriminale, madje drejtues i një qarku të kësaj bande. Për këtë arsye, edhe operacioni policor u kodua “Maskoke”.
Bashkë me të është arrestuar dhe vëllai i tij. 1 ton hashash dhe armë janë sekuestruar gjatë aksionit të zhvilluar në qytetet Malaga, Granada dhe Sevilla. 150 agjentë policie u përfshinë në këtë operacion anti-drogë. Sergio Koke u arrestua mëngjesin e kësaj të marte në shtëpinë e tij në Estepona.
Koke është futbollist i njohur dhe ka luajtur me ekipe të tilla, si Malaga, Marseille, Sportingun e Lisbonës, Aris në Greqi si dhe është aktivizuar edhe me ekipe në Bolivi. /tvklan.al