Kris Jenner ka zbuluar se është diagnostikuar me tumor.
Në paraqitjen e shkurtër të sezonit të pestë të “Kardashians”, nëna e vajzave Kardashian-Jenner u rrëfen atyre rezultatin e kontrollit të fundit mjekësor.

E ulur pranë të dashurit të saj, Corey Gamble, Kris u jep lajmin tre vajzave të saj, Khloé, Kendall dhe Kylie. Ato kapen në befasi ndërsa Khloé duket e shtangur. Kendall dhe Kylie ngushëllojnë njëra-tjetrën, por kjo e fundit shpërthen në lot.

“Bëra skanerin. Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël”.
Paraqitja e shkurtër nuk jep detaje të tjera dhe nuk dihet nëse tumori është malinj.

Por kjo nuk është çështja e vetme që përmendet.
Vajza e madhe e familjes, Kourtney, rrëfen me detaje shtatzëninë e vështirë që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente në shtator për të shpëtuar fëmijën. Djali i saj dhe Travis Barker, Rocky, lindi më 1 nëntor.

Sezoni i pestë i “Kardashians” do të nisë transmetimin në Hulu më 23 maj./tvklan.al