Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Trotuaret në qytetin e Fierit, janë kthyer në një problem të vërtetë për kalimtarët. Parkimi i makinave sipas qejfit, i detyron qytetarët që të ecin në rrugë, ku ka rrezikshmëri për aksidentet. Dhjetëra makina çdo ditë parkohen në mënyrë të tillë mbi trotuare. Bashkia e Fierit dhe Inspektoriati i Qarkullimit Rrugor, ende nuk e ka marrë seriozisht situatën e krijuar. Policit të qarkullimit i duhet të drejtojë automjetet në rrugë për të shmangur aksidentet. Gjobat për këtë lloj parkimi as që aplikohen./tvklan.al