Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, bashkëshortja Melani dhe i biri Barron lanë rezidencën në Florida për të mbërritur në Uashington, për të marrë pjesë të Hënën në ceremoninë e nisjes zyrtare të mandatit të tij të dytë presidencial.
Në avionin presidencial u ngjit edhe vajza tjetër e Trumpit, Ivanka, bashkëshorti i saj Jared dhe fëmijët.
Pasi zbriti në aeroportin Dallas në Virxhinia, çifti presidencial shijoi një spektakël fishekzjarësh dhe më pas iu drejtua klubit të golfit në Sterling, ku mes 500 të pranishmëve mori pjesë në performancën e një imituesi të Elvis Preslit, enkas për të.
Për shkak të motit të ftohtë që parashikohet më 20 Janar në Uashington, ceremonia e betimit të presidentit do të zhvillohet në hollin brendshëm të Capitolit dhe jo si zakonisht në sheshin para ndërtesës së Kongresit. Mbi 220 mijë vizitorë që kanë blerë bileta nuk do të mund ta shohin drejtpërdrejt ceremoninë, përveçse me ekrane të mëdhenj.
Janë parashikuar edhe protesta kundër Trump-it, nga aktivistë të të drejtave të grave, drejtësisë racore dhe kauzave kundër politikave të tij të ashpra që pritet të vihen në zbatim gjatë 4 viteve të ardhshme.
Tv Klan