Donald Tramp dhe Kim Jong-un mbërritën në Singapor. Ata po përgatiten për samitin historik të 12 Qershorit, që pritet të ulë tensionet e viteve të fundit, për shkak të zhvillimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë synon ta nxisë Penianin të ndalë plotësisht zhvillimin e armëve bërthamore.

Por shteti komunist kërkon garanci të plotë që Shtetet e Bashkuara të heqin plotësisht sanksionet e ashpra ekonomike që e kanë zhytur në krizë të gjithanshme Korenë e Veriut prej disa dekadash.

Liderët botërorë shpresojnë që samiti të jetë rezultativ, pas disa ulje-ngritjeve në marrëdhëniet mes dy udhëheqësve, që e çuan botën në prag të konfliktit bërthamor.

Tv Klan