Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nuk ka imunitet nga akuzat në rastin e aktores për filmat për të rritur Stromy Daniels. Në korrik, gjykata e lartë e vendit vendosi se presidentët kanë imunitet nga ndjekja penale për “veprimet zyrtare” që ata ndërmarrin gjatë kohës që janë në detyrë. Por në këtë rast gjykatësi i Manhattanit, Juan Merchan mbajti anën e prokurorëve.
Në vendimin e tij prej 41 faqesh, vuri në dukje se dëshmia e tij në gjyq ka të bëjë me sjellje që s’kanë lidhje me detyrat dhe nuk je i mbrojtur nga imuniteti.
Në një deklaratë për mediat amerikane, zëdhënësi i Trump Steven Cheung kritikoi vendimin, duke e quajtur atë një shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin.
Dyshohet që Trump i dha një shumë prej 130 mijë dollarësh në vitin 2016 aktores që të siguronte heshtjen e saj për këtë marrëdhënie.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit të organizatës Trump, për të fshehur pagesën prej 130 mijë dollarësh për Daniels nëpërmjet çeqeve mujore të lëshuara në vitin 2017 përmes ish-avokatit të tij Michael Cohen. Ky i fundit bëri pagesën për aktoren duke vendosur si kolateral shtëpinë e tij.
Klan News