Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tashmë në një front të hapur të asaj që gjerësisht cilësohet si “lufta tregtare”. Pas Kinës, presidenti amerikan Donald Trump godet edhe industrinë e Bashkimit Europian, duke vendosur sanksione për mallrat e prodhuara nga vendet e Unionit.
Një lëvizje e tillë shkaktoi keqardhje në Europë. Të shumtë ishin liderët që reaguan. I pari presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili në çeljen e samitit ironizoi Trump-in kur tha me miq të tillë, kujt do t’i nevojiteshin armiqtë.
Gjatë një pritje në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk e vonoi kundërpërgjigjen.
“Bashkimi Europian ka qenë i tmerrshëm me SHBA-të sa i përket tregtisë. Ata kanë qenë të tmerrshëm me punëtorët tanë. E kemi shumë të vështirë të shesim makina në BE, ndërsa makinat europiane derdhen në SHBA. Kemi humbur mbi 150 miliardë dollarë vitin e kaluar nga marrëveshjet me BE. Ata mund të më quajnë me çfarëdolloj emri, por kjo nuk do të zgjasë shumë”.
Bashkimi Europian dhe SHBA-të ndahen edhe sa i përket çështjes së Iranit. Pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, Brukseli shprehu vendosmërinë për t’i qëndruar asaj dhe shprehën mbështetje për regjimin e Teheranit.
Tv Klan