Profesorë australianë të drejtësisë, kanë nominuar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe. Ky nominim i është bërë nën emrin “Doktrina Trump” duke i’u referuar politikës së jashtme që ai ndjek.

Profesori David Flynt, në një intervistë për  agjencinë  e lajmeve SkyNews , u shpreh se: “Doktrina që  Trump ndjek tregon që ai nuk e do më Amerikën në luftëra që nuk arrijnë asgjë tjetër përveç vrasjes së mijëra të rinjve amerikanë dhe borxhe të mëdha për Amerikën. Kështu që ai po zvogëlon tendencën e Amerikës për t’u përfshirë në çdo luftë të mundshme.”

Lynt vazhdoi duke thënë se Trump e ka mendjen e shëndoshë dhe udhëhiqet vetëm nga interesi kombëtar, duke vlerësuar lidhjen e tij me perëndimin dhe qasjen e tij ndaj Lindjes së Mesme.

Trump ka dy nominime paraprake për Çmimin Nobel. I pari nga një anëtar i Parlamentit Norvegjez për marrëveshjen historike të paqes në Lindjen e Mesme dhe i dyti nga një anëtar i Parlamentit Suedez, për ndihmën e dhënë në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës./tvklan.al