Ndihmë republikanëve për të fituar shumicën në Kongres në vitin 2022

Ish-presidenti amerikan Donald Trump jep sinjale të qarta se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, pavarësisht përpjekjeve të demokratëve në Kongres për të penguar rikandimin e tij pas 4 vitesh për një mandat të dytë.

Ish-shefi kontrovers i Shtëpisë së Bardhë së fundi ka premtuar se aksionin politik do ta rinisë vitin tjetër me ndihmën që do t’u japë republikanëve për të fituar zgjedhjet e mesit të mandatit, ku votohet për pjesën më të madhe të përfaqësuesve të Kongresit. Synimi i Trump është që republikanët të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve pas më shumë se një dekade dominim të demokratëve.

Premtimin, Trump e bëri gjatë një takimi me udhëheqësin e pakicës republikane në Dhomën e Ulët Kevin McCarthy në rezidencën e re në Mar a Lago të Floridas, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me të. Takimi vjen tre javë pasi ligjvënësi i Kalifornisë e zemëroi zotin Trump, duke thënë se ish-Presidenti mbante përgjegjësi për trazirat e 6 Janarit në Kapitol.

Ish-Presidenti tha se ka hequr dorë nga formimi i një grupimi të ri politik dhe se për momentin do t’u qëndrojë besnik republikanëve.

Tv Klan