Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpërthyer në akuza kundër Anthony Faucit. Në një takim elektoral, Trump tha se Fauci është një idiot dhe njerëzit janë lodhur nga pandemia.
Ai ka bërë fajtor virologun për përhapjen e pandemisë në SHBA dhe për humbjen e më shumë se 215 mijë qytetarë nga COVID-19.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, Fauci dhe ekipi i tij janë fajtor për pandeminë. Ai njoftoi se Anthony Fauci nuk do jetë më në krye të komitetit për përballimin e COVID, pasi e ka shkarkuar atë.
“Njerëzit janë të lodhur së dëgjuari për Covid. Thjesht na lini rehat, të gjithë janë të lodhur. Njerëzit janë të lodhur së dëgjuari Fauci dhe idiotët e tjerë” u shpreh Presidenti.
Më tej Trump shtoi me ironi se Fauci ka 500 vjet që është në pushtet. Anthony Fauci ka qenë drejtor i institutit kombëtar Amerikan të Alergjive dhe infeksioneve prej vitit 1984 dhe gjithashtu është anëtar i task-forcës amerikane për Koronavirusin./tvklan.al