Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në një bisedë telefonike Ministri i Jashtëm Rus Ivanov ka siguruar Sekretaren Amerikane të Shtetit Ollbrajt se trupat ruse do të jenë nën komandën e NATO-s. Një kontigjentit i ushtarëve rusë që do bejë pjesën ndërkombëtare të paqes në Kosovë, KFOR hyri sot nga Bosnja ne Jugosllavi.

Autokolona e përbërë nga 50 automjete dhe 30 autoblinda është nisur drejt Beogradit nga do të vazhdoj për në Kosovë. Zëvendës Presidenti Amerikan Al Gor tha se zyrtarët rusë kanë dhënë garanci se trupat e tyre nuk do të futen në Kosovë pa u sqaruar statusi i tyre.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Rubin tha se kjo bëhet që trupat ruse të jenë gati për dislokim në Kosovë. Moska vazhdon të kërkoj një zonë dhe komandë të veçantë për trupat ruse, ndërkohë që perëndimi nuk ka hequr dorë nga komanda unike. Çernomërdin ka deklaruar se trupat ruse do të kenë një zonë nën përgjegjësine e tyre por nuk ka bërë prononcime lidhur me komandën.

Statusi dhe vendosja e forcave ruse në Kosovë kanë qenë në qendër të diskutimeve në Moskë ndërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit Talbot dhe zyrtarëve rusë. Bisedat janë tepër të vështira. Nënsekretari Amerikan i Shtetit Talbot pasi u largua njëherë nga Moska është rikthyer për të vazhduar bisedimet për të gjetur një zgjidhje./tvklan.al