76 vjet burg është masa e dënimit që kërkojë prokuroria për ish bosin e firmës Rrapush Xhaferri, djemve dhe vëllait të tijë. Trupi gjykues i çështjes i kryesuar nga Kryetarti i Gjykatës së Rrethit të Tiranës, Sokol Çomo, dëgjojë konkluzionet e përfaqësuesit të akuzës Albert Demirneli. Ai u shpreh se fondacioni Xhaferri është krijuar pa bazë ligjore dhe ka pasur si qëllim pasurimin sa më shpejtë në mënyrë abuzive. I vetmi burim financiar kanë qënë paratë e depozitura nga më shumë se 250 mijë kreditorë, tha prokurori. Rrapush Xhaferri ka përvetësuar në bashkëpunim me tre djemtë e tijë dhe vëllain, 50 miliardë lekë, që është shuma qe i detyrohet kreditorëve.
Për presidentin e këtij fondacioni prokurori kërkojë të dënohej me 20 vjet burg, për djalin e tijë Asllan Xhaferri që ka pasur detyrën e zv/presidentit të firmës 15 vjet burg , për secilin nga dy djemtë e tjerë të cilët gjykohen në mungesë, Pëllumb dhe Përparim Xhaferri nga 18 vjet burg secili, ndërësa për vëllain e tijë Liman Xhaferri 5 vjet burg.
Avokatët mbrojtës kërkuan të paktën një javë kohë për të dhënë konkluzionet e tyre, që do të pasohen me vendimin e gjykatës, por gjatë seancave të mëparshme ato kanë pretenduar se nga shitja e aseteve në pronësi të këtij fondacioni mund të ishin shlyer detyrimet e kreditorëve, gjë që sipas administratorëve të fondacionit nuk është e mundur./tvklan.al