Të paktën 222 persona kanë humbur jetën dhe 745 të tjerë janë plagosur pasi cunami goditi bregun e Sunda Strait të Indonezisë. BBC raporton se qindra ndërtesa janë shkatërruar. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive thotë se shkaku i mundëshëm i cunamit mund të jenë rrëshqitjet e dheut në det pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa.
Autoritetet vendase kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. Në mediat sociale është publikuar edhe një video ku duken momente nga goditja e cunamit. Vala e madhe goditi në një vend të hapur ku performonte një grup rroku indonezian. Anëtarët e grupit ishin zhdukur pasi vala e fuqishme shkatërroi skenën. Më vonë u bë e ditur se basisti dhe menaxheri i grupit kishin vdekur, ndërsa tre anëtarët e tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ndërsa një fotograf norvegjez, që fotografonte vullkanin shpërthyes, tha se kishte dy dallgë. E para nuk ishte dhe aq e fuqishme, ndërsa e dyta ishte shkatërrimtare. Autoritetet indoneziane vazhdojnë të kërkojnë nën gërmadha për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur. Në vendngjarje po ndihmojnë edhe pjesëtarë të Kryqit të Kuq. /
tvklan.al