Vitet e fundit, operatorët turistikë në Durrës po përjetojnë një rritje të numrit të turistëve nga vende të ndryshme të botës. Kjo sjell sfida për sektorin e turizmit, duke i detyruar ata të përballen me kultura dhe preferenca të ndryshme.
Por, cilët turistë janë më të përshtatshëm për mënyrën tonë të turizmit dhe cilët janë më të vështirë për t’u përballur me ta. Tur-Operatorët thonë se italianët dhe ata që vijnë nga vendet baltike përshtaten shumë mirë me kulturën tonë të turizmit.
Blerim Norja, operator turistik: Turistët m,ë të mirë që unë i simpatizoj, janë turistët nga vendet baltike të cilët janë shumë të sjellshëm, shumë dashamirës dhe kur kanë një problem vijnë dh eta shprehin ankesën me shumë pozitivitet.
Eduart Xhepa, operator turistik: Normalisht pot ë bësh një dallim klientët ose turistët më të mirë që ne kemi janë italianët, të cilët na mirëkuptojnë edhe kemi shumë gjëra të përbashkëta.
Në anën tjetër, turistët francezë, të fiksuar pas higjienës, si dhe izraelitët që gjithmonë gjejnë diçka për të kritikuar, i bën më të vështirë për t’u kënaqur.
Eduart Xhepa, operator turistik: Për të veçuar si më tekanjozët në thonjëza, mendoj se janë francezët të cilët të shohin me një sy shumë kritik çdo veprim, çdo gjë si funksionon.
Blerim Noja, operator turistik: Gjatë gjithë historikut të punës sime turistët më tekanjozë ose le të themi më problematikët në thonjëza, janë turistët izraelitë, pasi çdo turist izraelit e kanë po themi si metodë, krijojnë ankesa për të përfituar diçka më shumë nga ajo, nëse kanë një dhomë me pamje jo nga deti që ta marrin me pamje nga deti, nëse kanë një shërbim me mëngjes që ta marrin një vakt falas me një fjalë deh kanë gjithmonë po themi, krijojnë problematika.
Përpjekjet për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe cilësinë e përvojës së turistëve kanë bërë që operatorët turistik të investojnë në mënyre të vazhdueshme për të rritur standartet me shërbimeve turistike.
Tv Klan