Turi i kryesocialistit Edi Rama është ndalur në qarkun e Durrësit. Infrastruktura rrugore rajonale ishte kryefjala e këtij takimi. Sipas Ramës infrastruktura rrugore po stimulon shumë pak dalje në treg të produkteve bujqësore.
Më tej ai shtoi se tashmë ka ardhur koha që politika tu kushtojë më shumë vëmendje problemeve të bujqësisë dhe të blegtorisë.
Edi Rama: “Po nuk kthyem njerëzit me sytë nga bujqësia, nga blegtoria jemi të humbur dhe është një humbje që po e akumulojmë përditë. Pasojat e së cilës kemi filluar t’i ndjejmë, por mund të jenë shumë më të rënda nesër në qoftë se ne nuk vëmë dorë me kurajë dhe me disa politika tërësisht të reja dhe tërësisht të ndryshme dhe thellësisht radikale për ta transformuar këtë situatë.”
Në këtë takim Rama tha se PS ka në projektin e saj një plan të saktë për ngritjen në këmbë të bujqësisë dhe blegtorisë së vendit.
Edi Rama: “Na duhet një patriotizëm i ri për fshatin, për bujqësinë, për blegtorinë, për zhvillimin rural si pjesë themelore e zhvillimit tonë kombëtar.”/tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni