Kryetari i Partisë Socialistë Edi Rama ishte në Korçë në krijimin e bordit qytetar. Intelektual dhe qytetarë pa parti kanë krijuar këtë bord, i cili është një strukturë pranë PS dhe anëtarët e tij nuk janë domosdoshmërisht anëtar partie.
Gjatë krijimit të këtij bordi, i cili pason struktura të tjera të ngjashme të ngritura në shumë qytete të vendit, Rama theksoi domosdoshmërinë e vetë politikës për rritjen e pjesëmarrjes qytetare.
Edi Rama: “Unë besoj që nuk është qytetari apo qytetarja që duhet të vijë tek partia, është partia që duhet të shkojë tek qytetari apo tek qytetarja. Nuk është shoqëria që duhet të bëhet parti, është partia që duhet të shkojë dhe të jetë pjesë përfaqësuese e shoqërisë.”
Sa më shumë qytetarë të angazhuar në vendimmarrjen politike u shpreh Rama, aq më shumë do të rritet cilësia e vetëpolitikëbërjes dhe vendimeve politike në tërësi.
Edi Rama: “Vetëm kështu ne mund të shkojmë përpara në transformimin e partisë në pjesë organike të shoqërisë, vetëm kështu partia mund të bëhet gjithnjë e më shumë si shoqëria.”
Kryetari i PS u shpreh gjatë takimit me intelektualët korçarë, se këto borde janë urë njerëzore e komunikimit mes PS me qytetarët në vend./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi