Gazeta e njohur ndërkombëtarisht “The New York Times” ka publikuar mesazhe të deklaratave të zëvendës presidentit amerikan Joe Biden në Ballkan. Vizita në Bosnje do të shënonte mesazhe të forta jo vetëm për Kosovës, por dhe Shqipërinë e Kroacinë si vende të cilat Biden i ofron si shembuj për vendet e tjera të rajonit.

Në Bosnje, Biden u prit nga udhëheqësit e lartë të vendit, në ditën e parë të një udhëtim nëpër Ballkan, një vizitë që sikundër shkruan New York Times ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi çështje të papërfunduara në rajon, por dhe për shkak të angazhimit të administratës Obama për të ndihmuar vendet tejkalojnë  historinë e dhunës, drejt rrymës europiane.

Biden ka qenë i angazhuar në çështje të Ballkanit që prej vitet 1990, si avokat i kauzës boshnjake. Ne Sarajevë Biden tha, se Shtetet e Bashkuara duan të ndërtojnë një marrëdhënie të re e të shëndetshme me Serbinë, por ai e quajti pavarësinë e Kosovës një proces të pakthyeshëm.

Në fjalimin e përpara ligjvënësve, zëvendës presidenti amerikan iu referua Shqipërisë dhe Kroacisë, vende që ju bashkuan NATO-s këtë vit, si shembuj të mundësive në dispozicion për vendet e rajonit.

Dera është e hapur për vendet e këtij rajoni për herë të parë në histori të jenë  pjesë integrale e Evropës si e tërë dhe e lirë dhe Shtetet e Bashkuara do t’ju ndihmojë që ecni nëpër këtë derë- theksoi Biden në Sarajevë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi