Plazhi i Durrësit ka pritur turistët e parë për këtë sezon. Pushues të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia kanë sfiduar temperaturat e ulëta duke provuar të parët ujin e ftohtë të Adriatiku.

Frekuentues të përvitshëm të bregdetit shqiptar ata e shohin plazhin e Durrësit si një vend të përshtatshëm për të kaluar fundjava ose ditët e pushimeve.

Qytetari 1: “5 ditë, kemi ardhur në ekskursion me shkollën.”

Qytetari 2: “.. Uji i ftohtë ama tani e kemi pas pushim dhe kemi ardhur.”

Gazetarja: Juve nga vini?

Qytetari 2: “Nga Presheva”

Gazetarja: Si ju duket plazhi i Durrësit?

Qytetari 2: “Mirë veç i pa pastër, akoma  i pa pastër.”

Qytetari 3: “Jemi rritur këtu besoj do plakemi në këtë plazh.”

Gazetarja: Pastërtia a është në nivelin e duhur?

Qytetari 3: “Tani është akoma shpejt për të thënë problemi i pastërtisë është kur shtohen pushuesit, temë që kjo tashmë dihet.”

Ndërkaq në bregdetin e Durrësit ka nisur aksioni për pastrimin e grumbujve të leshterikut të mbledhura gjatë stinës së dimrit. Pas kësaj do të fillojë edhe plugimi i rërës për gjatë gjithë plazhit për të qenë gati deri në hapjen zyrtare të sezonit të ri turistik./tvklan.al