Gjatë gjysmës së parë të këtij viti flukset turistike drejt vendit tonë janë rritur me 23 % krahasuar me një vit me parë. Sipas të dhënave statistikore të prezantuara nga ministri i kursimit Ylli Pango, rezulton se gati 80% e turistëve që na kanë vizuar u takon fqinjëve tanë.
Turistët maqedonas ashtu si edhe vitin e kaluar vazhdojnë të zënë vendin e parë duke lënë mbrapa turistët kosovar. Ndonëse numri i këtyre të fundit është rritur me më tepër se 40% gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Ylli Pango: “Statistikat e këtij 6 mujori të parë janar-qershor 2008 të cilat flasin për një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i turistëve të hyrë në Shqipëri, vizitorëve është 789 mijë e 972 persona dhe është një realizim që 6 mujorin e parë i premtimit të kryeministrit në hapjen e sezonit turistik në Sarandë në këtë vit. Që deklaroj që do kemi dyfishim në krahasim me 2005, 475 mijë janë të huaj. Ndër të cilët bën shumë përshtypje numri i madh i vizitorëve maqedonas.”
Në çdo pesë vizitorë që kanë hyrë në Shqipëri këtë 6 mujor, 4 prej tyre kanë pasur si qëllim pushimet dhe vizitat te miqtë. Pjesa tjetër kanë qenë vizitorë ose kanë pasur arsye biznesi. Sipas ministrit Pango, prurjet turistike pritet të njohin të tjera rekorde gjatë muajve të mbetur të vërës.
E ndërkaq interesi në rritje për Shqipërinë turistike muajt e fundit nuk ka qenë vetëm i vizitorëve, por edhe i investitorëve edhe nga vendet e tilla si Katari apo Dubai, sikundër se zbuloi edhe ministri Pango./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro