Jo vetëm deti, por në Shqipëri sitet historike dhe arkeologjike po preferohen gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj. Në mënyrë individuale, apo në grup, amfiteatri i Durrësit mbetet ndër objektet më të vizituar.

“Vij nga Gjermania, kam qenë edhe 1 herë para 15 vitesh. Më pëlqen, çdo gjë duket mirë.”

“Ne vijmë nga Republika Çeke, vijmë për herë të parë dhe nuk kishim asnjë informacion për Durrësin, këtu mësuam për amfiteatrin dhe na pëlqen kjo që po shohim.”

“Ne vijmë nga Holanda, është hera e pare që vijmë në Durrës. Po qëndrojmë në një hotel në Tiranë dhe çdo gjë është shumë mirë, çmimet shumë të mira krahasuar me ato që kemi ne.”

Guida që i shoqëron thotë që interesi i turistëve që vijnë nga Austria dhe Gjermania për të vizituar vendin tonë është shtuar dhe vetëm agjencia me të cilën ai bashkëpunon do të sjellë gjatë verës më shumë se 50 grupe.

Turistët, krahas interesit për t’u njohur me bukuritë natyrore, kërkojnë të njohin edhe kulturën dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve. Shtimi i grupeve të organizuara turistike ka nxitur nevojën e guidave, kryesisht të atyre që flasin në gjuhën gjermane dhe spanjolle.

Tv Klan