Qafa e pazarit në Gjirokastër ishte e mbushur mbrëmjen e djeshme si rrallëherë me qytetarë e turistë të shumtë.
Ajo që i bëri bashkë ishin aktivitetet e shumta kulturore dhe artistike që u organizuan për të festuar transumancën, rritin e shtegtimit të bagëtive, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.
Aktivitet kanë nisur prej fillimit të Majit në fshatrat e Çajupit dhe rrethinat e Gjirokastrës dhe për të kulmuar mbrëmjen e së premtes me një koncert ku këngëtar dhe DJ ndezën skenën në qendër të pazarit.
Kësaj feste i bëri jehonë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ndau për ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente nga atmosfera e krijuar në Gjirokastër.
Aktivitetet vazhduan edhe këtë të shtunë me edicionin e tretë të “Qilimi Fest”, i cili u shtri përgjatë rrugicave të pazarit.
“Jam nga Estonia, është hera e parë që vij dhe është qyteti më i bukur që kam parë në Shqipëri”.
“Pas Tiranës dhe Beratit tashmë jemi këtu në Gjirokastër. Qenka shumë bukur”.
Jo vetëm në fundjave, apo gjatë sezonit veror, Gjirokastra po njeh një numër të lartë vizitorësh gjatë gjithë vitit.
Tv Klan