Prej gati dhjetë ditësh në Shqipëri kanë nisur charter-at e parë të turizmit të organizuar, për të cilën kreu u Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa tha se pritshmëritë janë të larta, edhe pse paketat turistike janë rreth 20-25% më të shtrenjta, për shkak të kursit të këmbimit të euros.
Turistët nga vendet Baltike janë të parët që vijnë në Shqipëri. Gjatë këtij viti sipas tij tregjet po zgjerohen dhe përtej Europës. Sipas Kasës ka dhe një rritje të turistëve nga Amerika, por për këtë treg mbetet problem mungesa e linjave ajrore direkte.
Në katër muajët e parë të këtij viti kanë ardhur 2.3 milionë turistë të huaj, por Unionit Turistik Shqiptar thotë se sipas të gjitha analizave brenda këtij viti kjo shifër do të arrijë në mbi 14 milionë vizitorë.
Klan News