362 mijë të huaj kanë qëndruar në hotele dhe stuktura të ngjashme përgjatë muajit Korrik në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në krahasim me vjet, këtë Korrik janë raportuar 53% më shumë vizitorë.
Sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, shifrat e këtij viti i atribuohen edhe formalizimit në rritje të tregut.
Rrahman Kasa: Mendoj që vjet strukturat akomoduese nuk janë treguar të vëmendshëm që të deklarohet numri i saktë i pushuesve të huaj në strukturat akomoduese, për shkak të këtij diferencimi kemi këtë rritje me 53%.
“Shumica e të huajve rezulton se kanë qëndruar në rajonin qendror të vendit, ku përfshihet edhe Tirana që është kthyer në një destinacion turistik gjithëvjetor”, raporton gazetarja Dorina Halili.
Rrahman Kasa: Ndoshta është i vetmi destinacion që dhe gjatë sezonit veror që pavarësisht vapës së madhe ka pasur ture kulturore me shumicë.
Ajo që vihet re është se rritja e netëqëndrimeve në Korrik është ngadalësuar. Nëse vjet pati një rritje me 42%, këtë Korrik ishte me 21%.
Shumica e turistëve që kanë qëndruar në hotele janë shqiptarë të Kosovës, pasuar nga polakët, italiënët dhe gjermanët. Sa i përket pritshmërive për vjeshtën, prenotimet e deritanishme flasin për shifra pozitive.
Rrahman Kasa: Tetori, Nëntori pjesa e vjeshtës ka po ashtu një rritje, sepse në këtë periudhë kemi turet kulturore. Ndoshta do e kalojmë numrin e vjetshëm.”
Në Shqipëri, në muajin Korrik kanë hyrë 1.8 milion të huaj dhe rezulton se vetëm 13% e tyre kanë qëndruar në hotele dhe struktura të ngjashme.
Tv Klan