Të tjera zhvillime ka nga Turqia. Autoritetet kanë shkarkuar nga detyra mbi 2700 gjyqtarë. Ata akuzohen se ishin bashkë-punëtorë në grushtin e shtetit.
Vendimi është marrë nga organi mbikëqyrës i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku theksohet se ata kanë lidhje me Fethullah Gylen.
Për klerikun ka reaguar edhe Uashingtoni. Shefi i diplomacisë amerikane John Kerry ka kërkuar çdo provë që qeveria turke ka ndaj Fethullah Gulen, në mënyrë që autoritetet të veprojnë me ekstradimin. Ndërkohë edhe Athina është rreshtuar përkrah Ankarasë.
Ministri i Jashtëm grek ka thënë se 8 ushtarët turq, që mbërritën në Greqi me helikopter, do të kthehen.
/tvklan.al