Ndeshja e parë e Skënderbeut me çekët e Mlada Boleslav do të gjykohet nga një gjyqtar maltez.
Alan Mario Sant është ai që do të vendosë në fushën e lojës për sfidën e turit të tretë të Europa Ligës. 36-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej 2010 dhe ka përvojë në kualifikueset e kupave të Europës dhe është gjyqtari më i mirë në Maltë.
Takimi Mlada Boleslav – Skënderbeu do të zhvillohet të enjten në Çeki.
Tv Klan