Protesta e zhvendosur përpara Parlamentit pas fjalimit të Lulzim Bashës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka tensionuar protestuesit. Ata kanë hedhur kapsolla dhe flakadanë të shumtë ndaj efektivëve të policisë të rreshtuar përpara godinës së Parlamentit.

Një pjesë e tyre nisën të sulmonin me fishekzjarre uniformat blu, teksa Policia e Shtetit u bëri thirrje protestuesve të qetësohen dhe të mos hedhin lëndë piroteknike ndaj punonjësve të policisë pasi rrezikojnë jetën e tyre.

Kurse ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në disa postime në rrjetet sociale, i bëri thirrje Lulzim Bashës që të tërhiqte protestuesit dhe të ndalej sulmi ndaj policisë. Vetë ministri bëri me dije se një polic mbeti i plagosur nga kapsollat e hedhura fillimisht përpara Kryeministrisë. /tvklan.al