Pas lajmit të mediave serbe se ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka kaluar nga Shqipëria dhe më pas në Hungari, ka reaguar policia shqiptare.
Burime nga Policia e Shtetit mohojnë që Gruevski të këtë kaluar përmes kufirit shqiptar.
Burimet shprehen se për Gruevskin rezulton një urdhër-arresti dhe nëse do të konstatohej në ndonjë pikë kufitare, do të arrestohej menjëherë.
Tv Klan