31-vjeçarja Melisa Trëndafili, e cila  u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili në Korçë, të shtunën  është në gjendje të stabilizuar në QSUNT. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se e reja ka djegie në masën 35 % të trupit kryesisht në zonën e gjymtyrëve. Sipas mjekëve ndihma e parë që i është dhënë në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Pasditen e të shtunës, Bledar Trëndafili kishte lënë një takim me 31-vjeçaren më të cilën ishte në proces divorci. Burime për Klan News bëjnë me dije se e reja u ka shpjeguar hetuesive paraprakisht se me 45-vjeçarin kishin pasur edhe më herët konflikte, për motive nga më të ndryshmet.

Bledar Trëndafili dinte çdo lëvizje të nënës së dy fëmijëve të tij, oraret kur nisjes dhe shkonte në punë apo kur kthehej. Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije se 45-vjeçari është person më precedent penal, të mëparshëm si në vendin tonë ashtu edhe ne shtetin grek. Ai është dënuar për mashtrim dhe vjedhje.

Bledar Trëndafili me ish-bashkëshorten kishin konflikte sepse ky i fundit pinte alkool në mënyrë të vazhdueshme. 45-vjeçari nuk kishte një punë stabël por punonte here pas here ku të mundej si picier ose ndihmës kuzhinier. Çifti janë prindër të dy fëmijëve të mitur. 45-vjeçari vazhdon që të jetë në arrati. Ai ka vetëm një motër, me të cilës sipas burimeve nuk ka pasur komunikim deri më tani.

Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën. Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares.

Klan News